FOTO/Negociatat, zbulohen emrat
e negociatorëve shqiptar në Kretë

11 Nëntor 2017, 11:59| Përditesimi:

  • Share
Dita e dytë e negociatave në Kretë midis delegacionit shqiptar dhe atij grek ka nisur. Në fund të ditës së dytë të negociatave, pritet një dalje për media e dy homologëve, Kotzias dhe Bushtit.

Report Tv ka mundur të sigurojë një foto të një pjese të grupit negociator pak përpara nisjes së ditës së dytë të bisedimeve Shqipëri- Greqi.

Kjo është hera e parë që dy vendet përfshihen në negociata intensive për të zgjidhur problemet sa të vjetra dhe të reja ndër vite mes dy vendeve tona.

Anëtarët e një pjese të grupit negociator që shihen në foto janë:

Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e jashtme

Qirjako Qirko, Ambasador i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, ish- sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Odeta Barbullushi, shefe e kabinetit

Artemis Dralo, zv. ministre për minoritet

Glevin Dervishi, këshilltar i ministrit Bushati

Edlira Prendi, këshilltare e medias e ministrit Bushati

greqi delegacioni marrveshja detit
(Foto e një pjese të delegacionit shqiptar në Kretë)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?