FOTO/ Modelja shqiptare zgjidhet “Miss Michigan America 2022”

17 Mars 2022, 03:06| Përditesimi: 17 Mars 2022, 14:11

  • Share

Bukuroshja shqiptare, Marinela Shpati, është shpallur “Miss Michigan America 2022”. 

Përmes një postimi në "Instagram", ajo e ka bërë të ditur vetë. Po ashtu modelja ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë duke treguar se është shumë mirënjohëse.

“Para së gjithash dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e tij është gjithmonë perfekte. Sepse ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua!

Jam vërtet e nderuar që u zgjodha Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të ndaj zemrën time! Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Jam përgjithmonë mirënjohëse.

Faleminderit të gjithë sponsorëve dhe trajnerit tim. Për burrin tim, të dua! Faleminderit që gjithmonë më keni mbështetur dhe besoni në mua! Familjes sime, miqve dhe familjes time të punës faleminderit, dashuria dhe mbështetja juaj vlerësohet shumë! Për motrat e mia mbretëresha, ishte e mrekullueshme që ju njoha të gjithave.

Zoti ju bekoftë”, shkruan modelja shqiptare.

 

 

G.B.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?