Foto nga sendet e sekuestruara

FOTO/ Mbanin marijuanë dhe kokainë, arrestohen dy shqiptarë në Greqi! Policia sekuestron mbi 9000 euro

25 Janar, 10:55
  • Share

Dy persona të moshës 21-vjeçare me origjinë shqiptare kanë rënë në prangat e policisë në Irakleo të Kretës, pasi janë kapur me drogë.

Edhe pse jetonin bashkë me prindërit, ata mësohet se kishin marrë me qira një tjetër apartament ku magazinonin drogën.

Fillimisht është kapur në rrugë një prej të rinjve dhe më pas është arrestuar edhe tjetri, raportojnë mediat greke.

Policia greke i’u sekuestroi atyre 3 kg 171 gram marijuanë, 104 gram kokainë, 9300 euro, dy peshore dhe 1 motor qe shërbente për shpërndarjen e drogës.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?