VIDEO/Makina e djegur pas atentatit në Vlorë, brenda u gjet një kallashnikov! FNSH 'po kreh' Sevasterin

10 Shtator 2023, 00:03| Përditesimi: 10 Shtator 2023, 15:02

  • Share

Report Tv sjell pamje të makinës që u gjet e djegur në fshatin Kotë të Vlorës pak minuta pas atentatit që tronditi mbrëmjen e sotme qytetin bregdetar.

Dyshohet se makina u përket autorëve që ekzekutuan Laertjad Kekajn dhe se brenda është gjetur një kallashnikov që dyshohen se është përdorur në vrasje.

FNSH po kreh zonën në Sevaster informon gazetari i Report Tv, Armand Xhelili.

Makina ngjyrë e errët është shkrumbuar totalisht.

 


Lajmi kryesor:

Atentat në Vlorë, qëllohet për vdekje nga një mjet me targa italiane 41-vjeçari! I dënuar më parë për bashkëpunim në një vrasje (EMRI)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?