FOTO/ Lumi i Gashit në Tropojë, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO

19 Prill, 09:42| Përditesimi: 19 Prill, 16:54

  • Share

Lumi i Gashit në Tropojë po kthehet dita ditës në një destinacion të preferuar nga vizitorët vendas dhe të huaj të apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë.

Lumi i Gashit u shpall si zonë e mbrojtur ‘Rezervë Strikte Natyrore” në vitin 1996 dhe prej vitit 2017 pjesë e rrjetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, konsiderohet një mrekulli natyrore.

Me një sipërfaqe prej 3 mijë hektarë, Lumi i Gashit shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare duke u kufizuar në veri me Malin e Zi dhe në verilindje me Kosovën.

"Për turistët e shumtë që vizitojnë Valbonën ka terrene dhe atraksione të reja ende për t’u eksploruar' shkruan Rama ndërsa shpërndan foto nga kjo zonë. 

 

 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?