Ndërtesa 10-katëshe në lagjen e varfër majtas dhe pallati luksoz djathtas

Foto lajm/Komentohet si çudi shqiptare, por ndodhet në Indi

23 Shkurt 2019, 17:33| Përditesimi: 23 Shkurt 2019, 18:45

  • Share

India është vendi i çudirave por ndodh që edhe foto nga India qarkullojnë në rrjetet tona sociale si çudira shqiptare. Rasti më i fundit është i kësaj ndërtese 10-katëshe me tulla (në foton majtas). Nga një kërkim i joni rezulton se kjo ndërtesë gjendet në jug të Mumbait në një nga lagjet e varfëra të qytetit. Pronari i saj në pamundësi për të pasur një pallat luksoz ka menduar të kopjojë modelin e një prej ndërtesave që gjendet në zonat e pasura të Indisë (ndërtesa Antilla në foton djathtas) 

Imazhi i kësaj pamje u bë virale në internet në mbarë botën, edhe në Shqipëri, duke i marrë edhe "pronësinë".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • fat i keq: 25/02/2019 20:26

    Po Arnautistani nuk ka shume ndryshim me Indine. Ne shume pika ata jane pothuajse identike. Mbas pushtimit dhe me pas, rrenimit e shkaterrimit total qe i bene turqit e ndyre Arberise se Shenjte, çdo gje mori fund ne ate vend.

    Përgjigju
  • Fredi: 24/02/2019 09:39

    Te tilla ndertime ka bere dhe fshatarsia shqiptare kudo, buze detit, neper arra buke, neper lumenj, zaptime e shtesa te shemtuara etj. Vetem Saukun te shikosh, duhet te shpallet zone muzeale nderkombetare e te vine arkitekte e studente te arkitektures nga e gjithe bota si shembull i antiarkitektures. Te shikojne në realitet se si arkitektura mund te deshtoje kur ke nje popull te prapambetur me 90% popullsi fshatare, qe beri kerdinë ne keta 30 vjet.

    Përgjigju
  • Nesti: 23/02/2019 18:21

    Ca jan kto ndertime mor Si me cen pika vrojtimi per roje bostani

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?