Nga takimi i deputetes, Monika Kryemadhi në Fier

FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi 'zapton' selinë e PD-së për fushatë! Reagon Sefa: Po përdoren simbolet tona, do ankohemi

29 Mars 2023, 21:01| Përditesimi: 30 Mars 2023, 12:30

  • Share

FIER- Tashmë nuk është aspak çudi që Sali Berisha të “lavdërojë” kandidatët e Ilir Metës dhe e anasjelltas. Mirëpo, fushata elektorale (edhe pse jo zyrtarisht), ka prodhuar të tjera pamje që në zgjedhjet e kaluara as nuk do i imagjinonim. Monika Kryemadhi duke bërë fushatë në selinë e PD-së në Fier. Ajo që e “plotëson” këtë pamje groteske është fotoja e madhe e Sali Berishës që qëndron pas krahëve të Kryemadhin.

Për këtë ka reaguar edhe anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, njëherazi përfaqësuesi në KQZ i kësaj force politike, Indrit Sefa. Ai shkruan se Partia Demokratike e Shqiperise konstaton gjate ditëve të fundit përdorimin e simboleve të saj nga drejtues të Partise së Lirisë në takimet elektorale të ketyre te fundit me qytetare apo simpatizante.

"Partia Demokratike nuk ka asnje marrveshje dhe asnje forme bashkepunimi elektoral me Partine e Lirise apo me grupime politike qe jane ne koalicion me te. Perdorimi i simboleve te Partise Demokratike ka per qellim krijimin e imazhit te gabuar dhe deformimin e imazhit dhe qendrimit te saj. Ky eshte nje akt i denueshem dhe nga kodi elektoral dhe per kete arsye neser do ti drejtohemi zyrtarisht KQZ per marrjen e masave urgjente qe te tilla perdorime te shmangen sa me shpejt te jete e mundur", shkruan Sefa. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Daku: 30/03/2023 07:27

    Ca te keqe ka qe te bashkohet opozita?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?