FOTO/ Kush është 30-vjeçari që vrau për një orë Rolex dhe varëse floriri 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj

11 Tetor 2022, 12:28| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 13:41

  • Share

 

Report Tv ka siguruar foton e 30-vjeçarit Kristian Cenaj, i cili vrau për t’i vjedhur një orë Rolex dhe për një varëse floriri 7 vite më parë 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj. Analizimi i tabulateve telefonike si dhe nëpërmejet marrjes së dëshmive e ballafaqimeve, çoi në zbulimin e autorit. Deri më tani Kristian Cenaj nuk e ka pranuar autorisinë e krimit, por prokuroria është e bindur se ai është autori. Cenaj, lindur në Mamurras dhe banues në Ferrë Trashë, Kurbin, është ndaluar ditën e djeshme nga policia e Lezhës.


Lajmi kryesor:

Zbardhet pas 7 vitesh zhdukja e Mariglen Gjonajt në Lezhë, në pranga Kristian Cenaj! E vrau për t'i vjedhur Rolex-in dhe varësen e floririt


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?