Kourtney Kardashian dhe Travis Barker

FOTO/ Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, zyrtarisht të martuar

16 Maj 2022, 14:36| Përditesimi: 16 Maj 2022, 14:44

  • Share

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë martuar ligjërisht ditën e diel.

Raportohet se ylli televiziv dhe bateristi zhvilluan një ceremoni martesore në Santa Barbara, ku të pranishëm ishin disa miq dhe anëtarë të familjes.

Kardashian, 43 vjeç dhe Barker, 46 vjeç, u fejuan në tetor të vitit 2021 në plazh në Montecito, Kaliforni. Dyshja kishin qenë në lidhje për më pak se një vit ku më pas Barker u ul në gjunjë duke i propozuar Kourtney-t.

Mamaja e Kourtney, Kris Jenner, 66 vjeç, tha më 9 maj se ishte betuar që nuk do të tregojë asgjë nga detajet e dasmës së vajzës së saj.

Ajo u tha njerëzve: “Nëse them një gjë për dasmën e saj, do të jem në telashe të mëdha", tha Jenner.

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?