Illyrian TSX

FOTO/ Shqiptari i Kosovës në Itali prezanton makinën e parë shqiptare “Illyrian TSX” me vlerë deri në 1.7 milion euro

26 Janar, 22:32| Përditesimi: 28 Janar, 08:15

  • Share

“Illyrian Pure Sport” quhet makina e parë shqiptare, e cila u prezantua ditën e djeshme në ekspozitën TREDITECH, në Torino të Italisë.

Makina me formë aerodinamike, e prodhuar nga kompania “Arrera” me themelues Qëndrim Thaçin, ka një motor 6.2 litërsh LT2 V8 me 840 kuaj/fuqi.

Shpejtësia maksimale e saj supozohet të shkojë deri në 375 kilometra në orë dhe ngjan me “Porsche 9RE”, por ka pjesë edhe nga markat italiane.

Çmimi i saj do të fillojë nga 1.2 milion euro deri në 1.7 milion euro, në bazë të specifikave.

“Illyrian TSX” nga “Arrera” konsiderohet automjeti i parë shqiptar i realizuar nga Qëndrim Thaçi, i cili është nga Drenasi i Kosovës, por i rritur në Itali.

Thaçi pritet që në vijim të reklamojë automjetin e parë shqiptar në një turn ë mbarë në mbarë botën.

Sipas mediave kjo makinë me një vlerë të lartë  pritet të jetë një rivale e fortë të “Lamborghini Aventador” apo “Ferrari 812 Superfast”.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?