FOTO/ Kamionit i bien tullat në rrugë pranë tunelit të Skërficës, makina 'fluturon' mbi to

28 Shkurt, 16:32| Përditesimi: 28 Shkurt, 16:38

  • Share

Një tjetër aksident ka ndodhur afër tunelit të Skërficës në aksin Kardhiq-Delvinë këtë pasdite.

Tullat e një kamioni në lëvizje kanë rënë në rrugë duke penguar më pas dhe makinën që vinte në sensin e kundërt.

Siç shihet në pamje makina ka përfunduar sipër tullave. Nuk raportohet për të lënduar nga aksidenti.

Edhe një ditë më parë në afërsi të tunelit ndodhi një tjetër aksident me një viktimë. Një kamion doli nga rruga dhe si pasojë ndërroi jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi ukrainas Andriu Khrustalov. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?