Fatos Nano dhe mjeku Pajtim Lutaj

FOTO/ Kaloi gjendje të rëndë shëndetësore, rikuperohet ish-kryeministri Fatos Nano

5 Prill, 22:01| Përditesimi: 5 Prill, 22:15

  • Share

TIRANË- Gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit dhe liderit historik të socialistëve, Fatos Nano, është rikuperuar.

Pas problemeve të rënda shëndetësore që kaloi pak muaj më parë, ku qëndroi i shtruar në spital, pasi kishte probleme me frymëmarrjen, ish-kryeministri Nano duket se është përmirësuar.

Ka qenë mjeku Pajtim Lutaj i cili ka publikuar disa foto me ish-kryesocialistin në rrjetet sociale, teksa kanë konsumuar një darkë së bashku.

‘Me Fatos Nanon, mikun tim të çmuar, social demokratin e Europës moderne, liderin historik të socialistëve Shqiptar. Një drek e këndshme mbas problemeve shëndetësore, rekuperim mbreslënës. Jetë të gjatë Fatos për të mirën e shqiptarëve dhe demokracisë ne Shqipëri dhe Kosovë.’- shkruan Lutaj.

Ish-kryeministri Fatos Nano qëndroi rreth një muaj i shtruar në spital nga 24 gushti deri më 20 shtator.

Nano po përballej me një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK. Kjo patologji që prek mushkëritë dhe karakterizohet nga një ngushtim i rrugëve respiratore me pasojë kryesore vështirësinë e furnizimit me oksigjen.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • asolingo: 06/04/2024 09:15

    Mund te jete miku jote por jo i socialisteve,gazetari duhet te jete asnjanes kur ben reportazh, nuk jam ne kundershtim qe e simpatizon(burimin nuk e di) por jo dhe ta pagezosh socialist,jemi te zhgenjyer prej tij dhe pike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?