FOTO/ Ja si u prit Viti i Ri 2024 nëpër botë

1 Janar, 09:47| Përditesimi: 1 Janar, 10:09

  • Share

Në të gjithë botën njerëzit përshëndetën ardhjen e Vitit të Ri. Në mbarë botën, njerëzit u mblodhën për t’i dhënë lamtumirën 2023-ës dhe për të mirëpritur vitin 2024.

Shqiptarja.com ju sjell me foto atmosferën festive si u prit Viti i Ri në botë. Në Gjermani Viti i ri kaloi pa incidente të mëdha. Miliona vetë festuan të qetë dhe me hedhje fishekzjarresh. Para Natës së Vitit të Ri autoritetet policore ishin të shqetësuara për gjendjen e sigurisë në Gjermani, po duket se nata kaloi e qetë.

Një tragjedi ndodhi në Koblenc Natën e Vitit të Ri, ku një djalë i ri 18-vjeçar ndërroi jetë pas një aksidenti gjatë ndezjes së një fishekzjarri. Megjithë përpjekjet për ta sjellë në jetë ai ndërroi jetë nga pasojat e shpërthimit, bëri të ditur policia në Koblenc.

Natën e Vitit të Ri e e festuan dhjetëra mijëra tradicionalisht në koncertin e madh në Portën e Brandenburgut, ku pas disa vitesh pati sërish një spektakël fishekzjarresh. Festimet në Berlin u zhvilluan nën masa të forta sigurie. Nuk pati trazira të mëdha si vitin e kaluar, por disa herë policët dhe forcat e shpëtimit u goditën me mjete piroteknike. Policia ndaloi 300 vetë.

Fishekzjarret ndriçuan horizontin e Londrës mbi Big Ben teksa mijëra ishin mbledhur përgjatë brigjeve të lumit Thames për të mirëpritur Vitin e Ri.

Foto: Viti i ri në Britani

 

Fishekzjarret në Las Vegas

Fishekzjarret ndriçuan horizontin e Rio de Zhaneros përpara statujës së Krishtit në plazhin Copacabana

Foto:  Rio de Zhanero

Një spektakël fantastik fishekzjarresh shpërthyen pranë Harkut të Triumfit me “2024” të projektuar në Avenue des Champs-Elysees gjatë festimeve të Vitit të Ri në Paris

Foto: Viti i ri në Paris

Ora e Real Casa de Correos uron 2024-ën me fishekzjarre në Puerta del Sol në Madrid të Spanjës

Foto: Festimet në Spanje

Fishekzjarret shpërthyen dhe mbi Portën e Brandenburgut mesnatën e 1 janarit 2024, në Berlin, Gjermani.

Foto: Fishekzjarret ne Berlin

Fishekzjarret ndriçuan dhe qiellin pranë hotelit historik Burj al-Arab në Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe.

Festimet ne Dubai
 

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bledi: 01/01/2024 14:46

    ????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?