Foto/ Ja ku po i kalojnë pushimet
 fëmijët e politikanëve shqiptarë

9 Gusht 2015, 11:02| Përditesimi:

  • Share
Fëmijët e politikanëve janë të pakursyer për pushimet e tyre, ku baballarët nuk lënë që t’u mungojë asgjë. Nga vendi i pushimeve e deri tek jahtet, janë disa nga elementët e pushimeve në luks të fëmijëve të politikanëve shqiptare, të publikuara përmes fotografive në rrjetet sociale.

Djali i ish-Presidentit Rexhep Mejdani, Denion Meidani, po bën pushime në Ibiza dhe Saint Tropez

denion merdani


Ndërsa, djali i Presidentit të Republikës aktual, Ersi Nishani, është kthyer në Shqipëri, pasi ka lënë Vjenën, vendin ku dhe studion. E ndonëse babai i tij, Bujar Nishani së bashku me familjen presidenciale nuk pushuan në rezidencën në Dhërmi, Ersi e ka shijuar bukurinë e një prej destinacioneve më të frekuentuara nga të rinjtë dhe ka vizituar Karaburunin.

djali i nishanit

Franko Naço, djali i ministrit të drejtësisë, Nasip Naço, dallohet së bashku me një shok të tijin mbi një jaht, edhe pse jahti është shumë larg të qenit në det.

franko naco

Argita Berisha, vajza e ish-kryeministrit Berisha është fotografuar në ishujt e Greqisë, në Korfuz, në një hotel me pesë yje bashkë me vëllanë e saj, bashkëshortin dhe fëmijët.

argita

Edhe “supermbesa”, Dasara Malltezi, poston fotografi nga pushimet e saj me familjen, të nisura që herët./Marre nga Shekulli online/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?