Ivanka Trump me bashkëshortin në Butrint dhe sheiku Al Khelaifi

Kronikë

FOTO/ Ivanka Trump me bashkëshortin vizituan këtë verë Shqipërinë, me ta edhe sheiku i PSG

22 Shtator 2021, 07:48| Përditesimi: 22 Shtator 2021, 07:57

  • Share

Riviera e bukur shqiptare i ka rënë në sy edhe vajzës së ish-presidentit të SHBA Donald Trump, Ivanka Trump, e cila duket se ka qenë ndër turistët më special të kësaj vere në vendin tonë.

Ajo vizitoi Shqipërinë në muajin korrik, e shoqëruar nga bashkëshorti, Jared Kushner, disa miq të tyre dhe Nasser Al-Khelaifi, sheiku që është President i PSG-së.

Lajmi u bë me dije nga Auron Tare, i cili tha se ata kanë qëndruar në një jahtë në Sarandë dhe kanë vizituar edhe Butrintin, ndërsa ka publikuar edhe foto nga kjo vizitë e tyre

"Ishte një vizitë private dhe ata nuk takuan asnjeri. Ata zbritën me avion në Tiranë dhe e bënë me jaht gjithë bregdetin duke nisur nga kepi i Rodonit duke vijuar në Sazan, Porto Palermo dhe më poshtë. Unë i çova në Qeparo për të parë fshatin e George Tenet (ish-kreu i CIA) edhe për tju thënë se ai është shqiptar dhe jo grek siç ka thënë", tha Tare.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • edvin rama: 23/09/2021 10:25

    Auron tare ma ka bo me hile. Te pakten te kisha bo ca foto per ti pa trushpelaret

    Përgjigju
    • Parruca: 29/09/2021 10:27

      Epo ti mo Edo ke dale ne foto me Sorosin, nuk lejohet me krahun tjeter.

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?