Fanellat e Messit në ankand

FOTO/ I veshi në Kupën e Botës, fanellat e Lionel Messit kapin çmimin e 'çmendur' në ankand

30 Nëntor 2023, 18:07| Përditesimi: 30 Nëntor 2023, 18:08

  • Share

Lionel Messi është emri që vijon të tërheqë fansa në botën e futbollit. Fanellat origjinale që "Pleshti" veshi gjatë ndeshjeve në Kupën e Botës 2022, aty ku Argjentina u shpall kampione, kanë dalë në ankand.

Janë gjashtë fanellat e Messit që do jenë në ankand deri më 14 dhjetor. Bëhet me dije se deri në këto momente është ofruar çmimi 'i kripur' prej 5.2 milionë eurosh.

Në Kupën e Botës 2022, Argjentina humbi ndeshjen e parë kundër Arabisë Saudite 1-2, teksa fitoi më pas me Meksikën, Poloninë, Australinë, Holandën (me penallti), Kroacinë dhe në finale mundi Francën pas 11 metërshave, pasi koha e rregullt dhe shtesa përfunduan 3-3.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?