Zjarrfikësi Zeni Lamuça dhe 2 vajzat

FOTO/ I shpëtoi dy vajzat, babai gjen zjarrfikësin hero të Tiranës dhe shkon ta falënderoje bashkë me vogëlushet

25 Qershor 2022, 10:31| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 10:33

  • Share

Një moment emocionues ka qenë ai në Drejtorinë e zjarrfikësve në Tiranë ditën e djeshme. Zjarrfikësit, Zeni Lamuça, heroi që shpëtoi dy vajzat e vogla në pallatin që mori flakë në “Astir” pak ditë më parë, u vizitua nga vogëlushet që shpëtoi dhe babi i tyre.

Vetë Lamuçës ju desh të ngjitej dy herë në katin e shtatë me shkallët e zjarrfikëses për të shpëtuar dy vajzat e vogla të familjes Nanaj. Ato ishin bllokuar nga tymi dhe në pamundësi për të dalë nga shkallët e brendshme, u evakuuan me zjarrfikëse.

“Ky është zjarrfikësi Zeni Lamuca, heroi i gocave të mia”, shkruan Nanaj, pasi ka gjetur efektivin e Shërbimit Zjarrfikës dhe ka shkuar bashkë me dy vogëlushet ta falënderonin për ndihmën.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Cubi: 25/06/2022 17:36

    Eh te kishim me shu te till. Tamam hero. Hallall dhe suksese ne pun dhe familje

    Përgjigju
  • Muco: 25/06/2022 14:30

    Me ne fund nje lajm qe te ngrohe shpirtin.

    Përgjigju
  • Koli: 25/06/2022 13:22

    Epo, ka njerëz të mir plot Shqipëria. Të lumt o njeri i mir, ke shpëtuar dy enjgjëj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?