Mbreti Charles dhe Camilla 

FOTO/ I qetë dhe i buzëqeshur, Mbreti Charles shfaqet në publik për herë të parë që nga diagnostifikimi me kancer

11 Shkurt, 21:59| Përditesimi: 11 Shkurt, 22:11

  • Share

Mbreti Charles është shfaqur për herë të parë në publik që kur Pallati Buckingham njoftoi se është diagnostifikuar me kancer. Së bashku me mbretëreshën Camilla është parë në kishën në Sandringham.

Charles përshëndeti me dorë njerëzit teksa ecte jashtë kishës së Shën Marisë Magdalena me gruan e tij. Rreth 100 dashamirës u mblodhën ndërsa Mbreti hyri në kishë. Ai dukej në formë, i buzëqeshur dhe i qetë.

Tashmë është tërhequr nga të gjitha detyrat publike ndërsa po trajtohet për kancer, me anëtarët e familjes mbretërore – përfshirë Mbretëreshën Camilla dhe Princin e Uellsit – duke marrë detyrat e tij për disa ngjarje.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?