Himarë, delfinët shoqërojnë turistët gjatë lundrimit (VIDEO)

14 Qershor, 18:24| Përditesimi: 14 Qershor, 18:27

  • Share

VLORË – Delfinët kanë zbukuruar imazhin turistik të vendit tonë në sytë e disa ndaj turistëve të huaj në Himarë, gjatë lundrimit të tyre në det.

Në një video të siguruar nga Report Tv, duket se si ditën e sotme, dy delfinë shoqërojnë pa ndalim një grup turistësh të huaj, në xhiron e tyre me anije, në plazhin e bukur himariot.

Kjo vizitë e papritur e “vizitorëve” të veçantë duket se ka entuziasmuar shumë turistët, pushimet e të cilëve në vendin tonë shënuan një moment të paharrueshëm.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?