Projekti për godinën e re të UAMD

FOTO/ Hapet kantieri për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin e Durrësit

1 Mars, 08:13| Përditesimi: 1 Mars, 08:18

  • Share

Një godinë e re për Fakultetin për Studimet Profesionale do të hapet në Universitetin ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës.

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga hapja e kantierit, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik.

'Mirëmëngjes dhe me hapjen e kantierit për ndërtimin e Fakultetit të Studimeve Profesionale në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, ku po investohet për ngritjen e një hapësire me 45 auditorë, 15 laboratorë, salla konferencash, terrene sportive dhe ambiente për 1700 studentë dhe 80 pedagogë e staf akademik, ju uroj një ditë të mbarë.'- shkruan Rama.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?