Pamje nga selia e PD-së pas sulmit të Berishës dhe zyra e shkatërruar e Bashës

VIDEO dhe FOTO/ Si një 'fushëbetejë' pas një lufte të ashpër, shkatërrohet zyra e Bashës, çfarë ka mbetur nga PD pas 'sulmit' të Berishës

8 Janar 2022, 14:03| Përditesimi: 8 Janar 2022, 18:09

  • Share

Karrige të hedhura nga kati i dytë, xhama të thyer, dritare dhe dyer të shqyera. Kjo është panorama që na vjen nga Partia Demokratike e cila i ngjan një fushëbeteje pas një lufte të ashpër.

Ora 19:41
Kacafytjet Basha-Berisha, karrigia për të cilën bëhet ‘lufta’ në PD

Brenda PD-së gjithçka ka mbetur pas protestës së dhunshme nga militantët e Sali Berishës janë xhama të thyer, zyra të shkatërruar dhe karrige të hedhura përtokë. E gjithë kjo luftë bëhet vetëm për një karrige atë të kryetarit të PD, ku Basha refuzon ta lirojë dhe Berisha kërkon ta marr me zor.

Përmes videove që Report Tv sjella nga brenda selisë blu, edhe zyra e Bashës ishte shkatërrua nga militantët, ndërsa mungonte karrigia e tij. Ajo ishte në një korridor të selisë blu, ku vijonte të qëndronte stoike dhe e paprekur.   

Ora 18:03
VIDEOLAJM/ Xhama të thyer dhe zyra të dëmtuara, Basha 'tur' gazetarëve për të parë shkatërrimin që lanë pas militantët e Berishës në PD

Selia e Partisë Demokratike është kthyer në një skenë dhune ku çdo gjë është shkatërruar nga zyra e kryetarit e deri tek zyrat e administratës. Në korridoret e saj shikohen xhama e dritare të thyera, karrige e tavolina të shkatërruara. Ka qene vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha që ka shoqeruar gazetaret në zyrat e shkatërruar.

Ora 17:24
FOTO/ Protesta e dhunshme, demokratët e Berishës i shkatërrojnë zyrën Bashës

Deputeti i PD-së, Kreshnik Çollaku ka publikuar foto nga brenda zyrës së Lulzim Bashës që duket totalisht e shkatërruar me xhama të thyera, orendi të prishura nga hedhja e gurave dhe sendeve të forta nga protestuesit.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • sander: 08/01/2022 16:05

    Kjo eshte nje proteste "paqesore" e tipit Berisha, boll me shpellare drejtesia duhet te veproi....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?