Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç në të njëjtën panel diskutimi në Zvicër

FOTO/ Forumi ekonomik i Davos, Kurti dhe Vuçiç në të njëjtin panel diskutimi në Zvicër

18 Janar, 09:26| Përditesimi: 18 Janar, 09:29

  • Share

Sot mbahet dita e katërt e Forumit Ekonomik Botëror të Davosit me mbi 2800 pjesëmarrës. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në panelin e Davosit ku foli për sigurinë gjeopolitike të rajonit, por në të njëjtin panel pranishëm ishte edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kurti ka shprehur në Forum kënaqësinë që ishte pjesë e panelit.

Forumi në fjalë zhvillohet nën moton “Të rikthejmë besimin”, ku të pranishëm janë shefa të kompanive të mëdha të softuerëve, lidetë të botës ekonomike dhe mbi 60 krerë shtetesh e qeverish.

“Kënaqësi të jem pjesë e panelit sot në Forumin Ekonomik Botëror, duke diskutuar Dialogun e Diplomacisë së Ballkanit Perëndimor presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe liderë të tjerë të rajonit e më gjerë. Siguria gjeopolitike e rajonit tonë është thelbësore për sigurinë evropiane, prandaj tema është e një rëndësie të madhe”, shkroi Kurti në X (ish-Twitter)

 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?