FOTO/ Filmohet për herë të parë
 peshku 'fantazmë' në Filipine

13 Korrik 2016, 20:59| Përditesimi:

  • Share
Peshku "fantazmë" është kapur për herë të parë nga kamerat e "National Oceanic and Atmospheric Administration", gjatë një misioni eksplorimi me anijen "Okeanos Explorer".

Ekspedita po bën kërkime në thellësi të detit, në "Gropën Mariana", një zonë e mbrojtur prej 246,608 kilometrash katror në lindje të ishujve Filipine.

Peshku e ka marrë këtë emër pasi ka një lëkurë pothuajse të tejdukshme dhe sytë e veçantë bëri që të marrë shumë shpejt emrin "fantazmë".

peshku

peshku

Ky peshk i pazakontë u filmua nga robotët nënujorë të pajisur me kamera, teksa notonte në 2500 metra thellësi. Bruce Mundy, një biolog in NOAA, tha se peshku mendohet t'i përkasë familjes Afionide, të cilët njihen se jetojnë më në thellësi se çdo peshk tjetër.

Redaksia Online 
(xh.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?