Ylber Ramadani e festoi kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2024 me fanellën që në të kishte të stampuar imazhin e komandantit legjendar të UÇK-së dhe heroit Adem Jashari.
Ky veprim i mesfushorit të Kombëtares ka bërë që mediet në Serbi të tërbohen, duke e quajtur "skandal". Kurir (Korieri) tregon për ndeshjen e barazuar 1-1 me moldavët dhe pikët që tanët kanë në grup, duke marrë të drejtën e kalimit më tej.
Veç tyre, ata e nisin shkrimin me Ramadanin, që veshur mban fanellën me imazhin e Adem Jasharit, duke e quajtur këtë skandal.
Ndërkohë pas ndeshjes Ramadani u shpreh i lumtur për këtë sukses. "Kjo bluzë e ka pasur lufëtëtarin që ka luftuar. Jam i lumtuar që në fund u kualifikuam. Kurrë në karrierë përpara ndeshjes nuk jam ndjerë nervoz si sot. Kurrë në karrierë nuk jam ndjerë kështu pas ndeshjes. Kemi një harmoni të madhe në grup. E kam shijuar çdo ndeshje të Kombëtares, por këtë më tepër. Kam bërë krenar të gjtihë shqiptarët, familjen time dhe vajzën time që po na ndjek tani", tha Ramadani.
nuk di cfare eshte me mizerabel ,serbet qe reagojne apo ju qe shkruani nje artikull idiit si ky me siper......
PërgjigjuU terbuan serbet ?! Dhe kujt po i rruhet... ?
PërgjigjuPo pae nuk shikojne noj film ne tv serbet po shikojne inyervistat e shqiptarve? Apo skishte gje tv serb dje ?
Përgjigju