Eurot në valixhe që zbuloi skaneri

Foto ekskluzive/ Si zbuloi skaneri 1.2 milionë euro false të mbështjella me peshqir në valixhen e kamerunasit! Një ditë më parë gjykata e la në burg

20 Shkurt 2022, 15:46| Përditesimi: 20 Shkurt 2022, 16:45

  • Share

Report Tv ka siguruar pamjet e 1.125.000 eurove false të cilat u zbuluan nga skaneri në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë, në valixhen e kamerunasit Joshua Ngankam, i cili vinte nga Parisi, me tranzit në aeroportin e Stambollit. Paratë false ishin të mbështjella me peshqirë dhe ishin futur brenda në valixhe.

Një ditë më parë gjykata la në burg 53-vjeçarin nga Kameruni, i cili deklaroi para hetuesve se nuk ishte në dijeni të parave në valixhe, pasi sipas tij, atë ia kishte dhënë një mik i tij shqiptar në Paris për t'ja sjellë në Tiranë. Në valixhen e tij janë gjetur dhe sekuestruar kartmonedha të prerjes 500 euro, 200 euro dhe 100 të dyshuara të fallsifikuara, si dhe lastra (kartmonedha) të parapërgatitura për të prodhuar kartmonedha të prerjeve të sipërcituara të cilat do t'i sillte në Shqipëri për të kryer falsifikimin e tyre.

Nga hetimet e kryera ky shtetas ka ardhur dhe edhe herë të tjera në Shqipëri dhe dyshohet se në bashkëpunim me shtetas shqiptar do të falsifikonte dhe hidhte në qarkullim këtë sasi të konsiderueshme kartmonedhash të dyshuara të falsifikuara.

Seksioni i Krimit Ekonomik dhe analizës së riskut të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë po punon për identifikimin e personave të tjerë që kanë bashkëpunuar me shtetasin Josoue Ngankam në këtë aktivitet kriminal. Dyshohet se këto para të falsifikuara do të shpërndaheshin në tregun ekonomik vendas. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?