Edi Paloka dhe Etrit Berisha

FOTO/ Edi Paloka shfaqet në avionin e Kombëtares si militant i Berishës, i 'rrëmben' një foto Etrit Berishës dhe e shfrytëzon për politikë

18 Nëntor 2023, 18:16| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 18:57

  • Share

Pasi siguroi kualifikimin në Kampionatin Europian ‘Gjermani 2024’ me barazimin 1-1 ndaj Moldavisë, Kombëtarja shqiptare udhëtoi menjëherë pas ndeshjes, për të mbërritur në Tiranë pas mesnatës.

Kjo ndeshje ishte historike pasi Shqipëria kthehet në Europian pas 8 vitesh madje duke patur shansin që ta mbyllë edhe në vendin e parë në grupin kualifikues. Por si duket disa politikanë shfaqen në mbështetje të kombëtares vetëm kur mund të marrin prej tyre vëmendje për t’u krekosur para publikut, si për të thënë që jemi edhe ne.

Rasti i tillë është i Edi Palokës. Ky i fundit ka ndarë një foto me Etrit Berishën, për të treguar se është gjithmonë me Berishët.

Edhe tek Kombëtarja, zgjodha Berishën", shkruan ai.

Por ajo që bie në sy është fakti që edhe pse avioni i Kombëtares është vetëm për lojtarët, Paloka ka udhëtuar me Kombëtaren, sikur është pjesë e FSHF-së. Nuk është i vetmi rast që kur Shqipëria luan jashtë, Armand Duka merr me vete në avionin e Kombëtares njerëz që nuk i përkasin ekipit.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 19/11/2023 06:39

    Turp I madh ne kete dite te mire per shqiptaret na nxirrni keto ndyrsira hajduta politikan qe u dalt fara te gjitheve po perjashtim shqiptarja news Thirri mendjes mos na e ndyj ket dite te madhe per kombin

    Përgjigju
  • Bobo: 18/11/2023 21:10

    Nje bythmut si Paloka ne avion me sportistet?

    Përgjigju
  • asolingo: 18/11/2023 19:04

    Ne ka me batakçinj se politikanet shqiptare le te verifikojne n.q.s ka paguar ky nastradini.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?