Rruga ku bashkia e Tiranës vendosi qe të ndalohej kategorikisht parkimi

Bashkia detyron pronarin e një biznesi të një lagjeje në Tiranë të rivendosë vetë tabelën rrugore që kishte shkulur

27 Janar 2021, 20:08| Përditesimi: 27 Janar 2021, 20:42

  • Share

Banorët e rrugës “Gjin Gjergji” në Selitë janë ankuar lidhur me një konflikt që vijonte prej ditësh me një nga bizneset e zonës.

Një pjesë e rrugës shumë e banuar ka një kthesë problematike, ku fushëpamja është e kufizuar.

Në këtë segment në mënyrë të përsëritur, banorët e zonës dhe veçanërisht fëmijët janë rrezikuar disa herë të aksidentohen.

Për të parandaluar situata të ngjashme, Bashkia e Tiranës vendosi disa ditë më parë që në këtë rrugicë, të ndalohej kategorikisht parkimi.

Por tabela e vendosur për ndalimin e parkimit u hoq në mënyrë demonstrative nga personi që ka biznesin ngjitur me tabelën. Kjo sepse, donte të parkonte makinën e vet, tek dera e dyqanit.

Protestës së banorëve, ‘i forti’ i rrugicës iu përgjigj me “sa të jem unë këtu, nuk vihet tabelë bashkie”.

Pas ankesës së një grupi banorësh në redaksi, Dita kontaktoi me kryebashkiakun dhe me sektorin e Sinjalistikës.

Një ekip i Bashkisë shkoi për të konstatuar ankesën e banorëve në vend dhe kontrolloi kamerat e zonës. Ekipi plotësoi dokumentacionin përkatës pasi konstatoi shkeljen. Drejtoria e Sinjalistikës tha se ndaj shkelësit do bëjë sot padi zyrtare.

Por ajo që banorëve u bëri përshtypje është se… tabelën e rivendosi vetë me duart e tij ai që e kishte shkulur.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?