Foto e rrallë e Edi Ramës në fillore, moderatorja tregon detajin e panjohur: E kam pasur në klasë 8 vite, ishte shumë i urtë

11 Mars, 13:01| Përditesimi: 11 Mars, 13:02

  • Share

Ketrin Gjoça, regjisorja dhe moderatorja e disa emisioneve në RTSH ishte e ftuar ditën e djeshme në “E diell”.  Në një shfletim galerie me foto të vjetra, u shfaq edhe një foto me shokët dhe shoqet e saj të klasës, nga e para deri te e teta. Mes tyre ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por si e përshkruan ajo Edi Ramën në shkollën fillore?

“E kam pasur në klasë 8 vite. Ishte nxënës shembullor, i shkëlqyer, pikturonte që atëherë shumë mirë. Kemi pasur shumë miqësi.

Shumë i sjellshëm, shumë i urtë, shumë i komunikueshëm. Nuk dukej në atë kohë si lider, ishte i butë”, shprehet Gjoça për Ramën.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?