Deputeti i Partisë Demokratike Luçiano Boçi, e ka cilësuar si propagandë publikimin e fotos së Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PD-në e Berishës me ish-zyrtarin e Lartë të FBI-së Charles McGonigal.
‘Rama është zhytur në vepra të rënda penale që lidhen me tradhtinë e vendit. Nuk çështje fotoja e bërë para 5 vitesh. Shihet se ka një tendencë propaganda për të shkëputur vëmendjen. Rama do të sfumojë skandalin e tij. Duhet të ishte i pandehur. 14 herë është përmendur emri i Edi Ramës dhe jo i Cenos. Kemi kërkuar ngritjen e komisionit hetimor, insistimi ynë do të jetë i plotë.’- tha Boçi.
Lajmi kryesor:
Kuvendi në kaos për McGonigal, opozita pa Berishën me bilbila e grushte tavolinave bllokon foltoren! Rama ia delegon interpelancën Spiropalit, Bardhi e refuzon: Të vijë ai
M.Q.//ReportTv.al