Di Biagio dhe Mourinho

FOTO/ Dinamo ndryshon logo dhe fanellë, e para i dhurohet Mourinhos

13 Gusht 2023, 19:23| Përditesimi: 13 Gusht 2023, 19:24

  • Share

Dinamo ka marrë ngjyrat e Manchester City-t. 18 herë kampionët e Shqipërisë janë në fazë ndryshimesh, kjo pas bashkëpunimit me sheikët e Man. City në Premier League. Veç sponsorëve të rinj, trajnerit italian Di Biagio dhe një projekti për t'u zhvendosur në Durrës bashkë me stadiumin e ri, Dinamo ka ndërruar emër dhe ngjyra.

Tanimë Dinamo City do jetë me ngjyrë të kaltër dhe logo njëjtë si ajo e Manchester City. Ka qenë trajneri Luigi Di Biagio që ka prezantuar fanellën e re. Italiani ia ka dhuruar atë Jose Mourinhos, i cili ndodhej në Tiranë për miqësoren e Romës kundër Partizanit (1-2), mbrëmjen e së shtunës.

"Special 1 Mourinho", ishte fanella që iu dhurua portugezit të Romës. Kësisoj Dinamo tanimë nis një periudhë të re në futbollin shqiptar, duke hedhur kandidaturën për trofeun e kampionit.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/08/2023 03:51

    Durresi ka Teuten,nuk ka pune Dinamo ne Durres.Duket qe matrapazet Duka,Rama e Veliaj kane bere pakt kusaresh qe te bejne kulla te stadiumi i Dinamos ne Tirane,apo nuk eshte mu ne qender dhe stadiumin t'a degdisin ne Durres!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?