Kronikë

FOTO dhe VIDEO/ Pasi i shpëtoi në Kabul nga Talebanët, gazetarja e BBC Yalda Hakim takon vajzat afgane në Shëngjin

5 Shtator 2021, 09:40| Përditesimi: 5 Shtator 2021, 12:06

  • Share

Dhjetëra gra dhe vajza kryesisht pjesë e universitetit amerikan të vajzave në Kabul jetojnë aktualisht në Shëngjin pasi u shpëtuan fatmirësisht nga fondacioni i gazetares së BBC, Yalda Hakim.

Vetë gazetarja dhe prezantuesja e njohur e BBC World News Yalda Hakim ka zhvilluar sot një vizitë në vendin ku ato qëndrojnë edhe është pritur me mirënjohje dhe respekt nga vajzat. Fondacioni që ajo drejton “The Yalda Hakim Foundation” nxori nga Afganistani i pushtuar nga kaosi disa javë më parë, 59 studentë nga American University of Kabul, bashkë me disa gazetarë, komedianë dhe prezantues radiofonik.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?