FOTO/ Studentët në Greqi kundër hapjes së Universiteteve private, përleshen me policinë

1 Shkurt, 19:23| Përditesimi: 2 Shkurt, 14:19

  • Share

Prej javësh studentët në Greqi kanë zhvilluar protesta masive për të kundërshtuar qeverinë greke për për hapjen e universiteteve private në vend, pasi thuhet se ky vendim mund të ulë vlerën e diplomave nga universitetet publike.

Të irrituar nga indiferenca e qeverisë konservatore të Greqisë, studentët protestuan sot të pajisur me maska kundër gazit dhe tentonin në mënyrë të vazhdueshme të smbrapsin policinë duke i goditur më shkopinjtë e flamurëve të tyre.

Si pasojë e veprimeve të studentëve edhe policia greke u detyrua të përdorë forcën për të marrë situatën në kontroll duke përdorur shkopat e gomës dhe gaz lotsjellës.

Qeveri e Kyriakos Mitsotakis, që fitoi mandatin e dytë vitin që shkoi, po përgatit ligjin në parlament që lejen hapjen e universiteteve private si degë të universiteteve të huaja.

Teksa njoftonte ligjin në dhjetor Mitsotakis tha se “kërkon të tërheqë studentë të huaj në vend” që kontribuojnë në ekonomi.

Greqia ka 24 universitete publike të akredituara që kanë qenë thuajse falas prej tre dekadash. Vitet e fundit vendi ka nisur një seri reformash të kontestuar në arsim, pavarësiht refuzimin e studentëve dhe stafit akademik.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?