FOTO/ Çfarë nuk u pa gjatë seancës ku iu hoq imuniteti Berishës, Bardhi i jep çakmakun Nokës për të ndezur tymuese! Rrezikojnë përjashtimin me 60 ditë

21 Dhjetor 2023, 11:04| Përditesimi: 21 Dhjetor 2023, 11:10

  • Share

 

Seanca plenare e ditës së sotme që po ashtu zgjati rreth 8 minuta siç ka ndodhur së fundmi për shkak të kaosit të deputetëve të grupit Bardhi-Berisha, u përfshi sërish nga tymueset.

Këtë herë, nga fotot e publikuara nga LSA shihet deputeti Gazment Bardhi teksa i jep një çakmak Flamur Nokës dhe ky i fundit ndez tymueset me qëllim ndërprerjen e seancës plenare ku u votua heqja e imunitetit të deputetit Sali Berisha.

Por ndryshe nga seancat e kaluara, pas hyrjes në fuqi të rregullores së re të propozuar nga PS, deputetët që ndezin tymuese rrezikojnë përjashtimin deri në 60 ditë. 

Kuvendi i hap rrugë arrestimit të Sali Berishës, i heq imuntetin! 75 vota pro kërkesës së SPAK!

Lajmi kryesor:

'Partizani'/ Berisha drejt arrestimit, Kuvendi i jep autorizimin SPAK-ut me 75 vota pro! 'Lejen' ia dërgon në zyrë! Mungon në seancë PD e Bashës


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?