Foto: Eksplozivi i sekuestruar

FOTO/ Bulqizë, gjenden 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike! Dhjetra kuti e shishe qumështi plot me lëndë plasëse

8 Shkurt, 12:11| Përditesimi: 9 Shkurt, 00:57

  • Share

Policia në Bulqizë ka goditur një rast i paligjshëm i tregtimit të lëndëve plasëse.

Janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike ndërsa ka nisur procedimi penal për Genci Çukën, 55 vjeç, banues në Tiranë. Ai akuzohet për shkelje të rregullave mbi lëndët plasëse pasi duhej të informonte komisariatin mbi këtë tregti.

Ky shtetas, në Thekën Martanesh, pasi  magazinonte në depon e tij, sasi me lëndë plasëse me qëllim për përdorim vetiak, më pas në mënyrë të paligjshme  dhe pa autorizim përkatës nga Komisariati i Policisë,  e  tregtonte (shiste) lëndën plasëse në 9 subjekte të tjera, duke u mjaftuar vetëm me një akt-marrveshje të lidhura mes palëve (subjekteve). Në këtë subjekt janë sekuestruar 1416 kg lëndë plasëse dhe 220 kapsolla elektrike' informoi sot policia e Tiranes.

Kontrollet në subjektet minerare të qarkut, me qëllim verifikimin e zbatimit të ligjeve, kritereve dhe standardeve të sigurisë, vijojnë.

(Kutite me eksploziv

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?