Bes Kallaku me gjyshen

FOTO/ Bes Kallaku publikon fotografi të gjyshes së tij me kurorë në kokë: Ka ende një Mbretëreshë

12 Shtator 2022, 13:57| Përditesimi: 12 Shtator 2022, 14:02

  • Share

Mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë më 9 shtator në moshën 96-vjecare. Ajo u bë monarkia më jetëgjatë në historinë britanike pasi qëndroi për 70 vite në fron. Që prej lajmit të hidhur të ndarjes nga jeta, Mbretëria e Bashkuar është në zi kombëtare.

Ndërkohë fronin e mbretit e ka marrë Charles III. Përveç dhimbjes dhe pikëllimit që shprehën britanikët në rrugë dhe në rrjete sociale, një aktor i humorit në Shqipëri nuk e ka kursyer një batutë duke e lidhur Mbretëreshën me gjyshen e tij.

Bes Kallaku ka shpërndarë një fotografi të gjyshes së tij, Ijes, të cilës i ka vënë një kurorë në kokë.

“Ka ende një Mbretëreshë”, shkroi ai ndërsa nuk munguan komentet pozitive. Aktori ka treguar vazhdimisht rëndësinë e gjyshes në jetën e tij.

Gjyshja e Bes Kallakut

Komento

Komente

  • Iris: 13/09/2022 03:46

    Beso,gjyshen e pac me jete te gjate e /mbretereshe/qofte ne zemren tende,por foto-montazh te tille mos bej me,se duket sikur tallesh me te dyja zonjat dhe me mbretereshen e U.K. dhe me gjyshen tende,eshte ofenduese,vulgare dhe e ulet kjo qe ben.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?