Mitingu i Berishës në Kavajë

FOTO/ Berisha 'braktiset' në Durrës e Kavajë, në takimin përmbyllës të fushatës pjesëmarrja lë për të dëshiruar

10 Maj 2023, 19:07| Përditesimi: 10 Maj 2023, 22:26

  • Share

Edhe pse e konsideron si ‘shtëpinë e tij politike’ apo edhe një bastion demokratësh, Sali Berisha është braktisur edhe nga Kavaja. Siç mund të shihet edhe nga pamjet, në takimin përmbyllës të fushatës së koalicionit Berisha-Meta në Kavajë, numri i pjesëmarrësve ishte shumë herë më i ulët.

Mitingu, ku mori pjesë vetë Sali Berisha ishte një dështim i plotë pasi pjesëmarrja e ulët tregonte braktisjen që demokratët i kanë bërë ish-kryeministrit. E njohur dikur si bastion i së djathtës, duket se edhe Kavaja nuk shikon më tek Berisha ‘alternativën’.

Pamjet nga Kavaja janë vetëm dështimi i radhës. Për Berishën, fjalimet para një numri shumë të vogël mbështetësish duket se janë kthyer në normalitet.

Po ashtu Berisha është braktisur edhe në Durrës. Në mitingun që u zhvillua në qendër të qytetit kanë marrë pjesë vetëm një numër i vogël personash që shikohet qartë se janë vetëm disa dhjetëra. Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.

Dje u raportua se në mitingun e Bashkisë së Sarandës, edhe pse kishte pjesëmarrës nga zonat e Sarandës, Himarës dhe Dropullit, nga pamjet duket se nuk arriti të mblidhte as 100 vetë. Pas dështimit që pati në stadiumin Arena Kombëtare, braktisja e tij vijoi edhe në fushatën elektorale. Kujtojmë se edhe në fjalimet që Berisha ka mbajtur në Kamëz, Lushnjë, Kukës, Fier, Berat në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 14 majit, është vënë re një numër shumë i vogël njerëzish që kanë ndjekur fjalën e kreut të Rithemelimit.

Ora 22:07
FOTO/ Berisha braktiset edhe në Durrës: Vetëm dhjetëra vetë në miting

Pas braktisjes masive që ju bë në Kavajë para pak orësh, Sali Berisha është braktisur nga qytetarët edhe në Durrës. Në mitingun që u zhvillua në qendër të qytetit kanë marrë pjesë vetëm një numër i vogël personash që shikohet qartë se janë vetëm disa dhjetëra. 

Në këtë takim gjenden mjaft deputetë të PD-së që mbështesin Berishën, ndërsa vërehet mospjesëmarrrja e Ferdinand Xhaferajt, i cili rezultoi edhe deputeti më i votuar në qark për demokratët në zgjedhjet e prillit 2021.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • AntiBudallepsje: 11/05/2023 14:31

    Foto e bere nga selia e PS para mberritjes se Sali Berishes.Ishin dyfishi i njerezve nga sa shihen ne foto. Edhe tek Edi Rama pati shume nje dite me pare(do thoja barazim se mos mendojne lexuesit per njeanesi). Ndaj sdo e quaja braktisje por me shume nje lajm te blere.

    Përgjigju
  • e drejta: 11/05/2023 09:40

    BRAVO KAVAJA...NJEREZIT E NDERSHEM SHKOJNE VETEM PERPARA

    Përgjigju
  • Haxhi Qomili: 10/05/2023 20:53

    Shyqyr qe i kan ardh ment kavajsve.

    Përgjigju
  • Edona: 10/05/2023 20:09

    Nuk e kuptoj si mund ti shkohet mbrapa ketij zullumqari, ketij vrasesi e hajduti qe eshte bere bashke me ate ndyresiren. tjeter vetem per interesat e tyre. Keta te dy e kane perdhunuar e masakruar kete vend. Kane vrare prere djegur, vjedhur sa kane dashur dhe prape duan ta bejne. Eshte e pabesueshme. Po dihet me siguri se ata qe i ndjekin jane ata qe jane njesoj si keta , qe iu jane prere krahet qekur PS eshte ne pushtet. Duan prape te vjedhin e te vrasin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?