Gjatë punës për lirimin e hapësirave publike

FOTO/ Bashkia e Tiranës aksion për lirimin e hapësirave publike në disa lagje të kryeqytetit

30 Tetor 2023, 15:32| Përditesimi: 30 Tetor 2023, 15:41

  • Share

Bashkia e Tiranës ka vijuar punën për lirimin e hapësirave publike nga zaptimet dhe pastrimin e tyre.

Grupet e punës janë përqendruar në rrugët “Seit Bathorja”, “Budi”, “Dhimitër Kamarda”, “Shemsi Haka”, etj, për të liruar hapësirat publike të zëna në mënyrë abuzive nga privatet. Parkingje të bllokuara, lulishte të zaptuara dhe tabela që pengonin lëvizjen e qytetareve ishin objekt i ndërhyrjes, që do të vijojë dhe në pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në këtë aksion, policia bashkiake u mbështet edhe nga Punëtorët e Qytetit. Me mjetet e kësaj të fundit u larguan të gjitha materialet e përdorura për zaptimin e hapësirave publike.

 

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari: 30/10/2023 20:32

    Më në fund,kjo është puna e tyre.. duhet të jetë e Përditëshme!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?