Avioni i SHBA-ve CV-22 Osprey

FOTO/ Avioni i veçantë nga SHBA prek tokën shqiptare përpara se të kthehej në bazë

28 Qershor 2023, 20:22| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 20:24

  • Share

Një avion i SHBA-ve CV-22 Osprey ka prekur tokën shqiptare pak para se të kthehej në bazë. Lajmine ka bërë të ditur Ambasada E SHBA-ve në Shqipëri ku ka ndarë edhe disa pamje spektakolare nga avioni tiltrotor.

“Pjesëtarë të Forcave Ajrore nga Krahu i 352-të i Operacioneve Speciale në Royal Airforce Mildenhall vizituan Tiranën të dielën për të kryer trajnimin për njohje e zonës. Avioni i tyre CV-22 Osprey kreu një ndalesë për furnizim përpara se të kthehej në bazë. CV-22 Osprey është një avion tiltrotor që kombinon cilësitë vertikale të ngritjes, fluturimit dhe uljes vertikale të një helikopteri me karakteristikat e distancës së gjatë, efikasitetin e karburantit dhe shpejtësinë e një avioni turboprop. Misioni i CV-22B është të kryejë misione të infiltrimit, eksfiltrimit dhe rifurnizimit me rreze të gjatë për forcat e operacioneve speciale.”- thuhet në njoftim.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?