VIDEO/ Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Thumanë - Milot

13 Prill, 20:24| Përditesimi: 13 Prill, 20:41

  • Share

Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të shtune në autostradën Thumanë - Milot, pranë Fushe Mamurrasit.

Drejtuesi i këtij automjeti i identifikuar me inicialet A.A. ka shpëtuar mrekullisht, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. 

"Rreth orës 20:15, në aksin rrugor  “Fushë Milot-Thumanë", dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, është përfshirë nga flakët automjeti me drejtues shtetasin A. A. Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale",-njofton policia. 

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?