VIDEO/ Aksident në aksin Levan-Fier, furgoni përplaset me barrierat mbrojtëse dhe përmbyset

22 Shkurt, 20:35| Përditesimi: 22 Shkurt, 22:41

  • Share

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan-Fier, në afërsi të Spitalit Memorial.

 Një furgon mallrash ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me barrierat mbrojtëse, duke u përmbysur në rrugë.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, ndërkohë që është bllokuar njëri krah i autostradës Fier-Tiranë.

Shkak i këtij aksidenti dyshohet shpejtësia përtej normave dhe rruga e pa ndriçuar.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?