Franz Beckenbauer me bashkëshorten dhe djalin

FOTO/ 12 muajt e fundit sfilitës të Franz Beckenbauer, mezi fliste dhe qëndronte në shtrat pas operacioneve! Fjalët e fundit të 'Kaiserit'

10 Janar, 11:50| Përditesimi: 10 Janar, 11:55

  • Share

Perandori i futbollit gjerman, Franz Beckenbauer mbylli sytë dy ditë më parë në moshën 78-vjeçare. Legjenda fitoi dy Topa të Artë dhe shijoi trofeun e Kupës së Botës me Gjermaninë si futbollist dhe trajner, duke qenë ndër tre njerëzit e vetëm në botë që e kanë bërë këtë gjë.

Dymbëdhjetë muajt e fundit nuk ishin më të mirat për Beckenbauerin. Ish-mbrojtësi daljen e fundit publike e kishte në 6 janarin e 2023 dhe prej atëherë ishte i shtrirë në shtrat pas disa operacioneve, duke pasur vështirësi edhe në të folur, kështu bën me dije Bild.

Po sipas “Bild”, Beckenbauer bëri daljen e fundit publike një vit më parë më 6 janar 2023. Hoteli “Kitzhof” në Kitzbuhel ftoi "Perandorin" dhe familjen e tij në një darkë tradicionale.

Në faqen e Instagramit, “Kitzhof” ka shpërndarë një foto ku shfaqet Franz Beckenbauer së bashku me djalin e tij Joel, gruan Heidi, drejtorin e hotelit Johannes Mitterer dhe shefin e kuzhinës Jurgen Bartl.

“Legjenda e futbollit Franz Beckenbauer i ftoi njerëzit në një darkë me krap në #hotelkitzhof sot”, thuhej në postimin shoqërues në Instagram, dukshëm krenar për mirëseardhjen e perandorit në ambientet e tij.

Në këtë foto ai tashmë është një 'hije e vetes', qëndrimi i tij është paksa i përkulur dhe duket i dobët.

Gazeta Bild botoi këtë të mërkurë edhe fjalët e fundit publike të ‘Kaiserit" dhe janë nga parathënia e tij për një libër.

“Të dashur miq, Gjermania u bë kampione e botës për herë të katërt në vitin 1990. Personalisht, ai titull është shumë për zemër, jo vetëm sepse e fitova si trajner, por më shumë sepse kisha një ekip kaq unik.

Duhet të jeni 11 miq, u thashë lojtarëve, dhe ne ishim më shumë se thjesht miq, sepse zëvendësuesit, ndihmësit e trajnerëve, mjekët dhe stafi tjetër u bënë miq. Një grup i lidhur ngushtë, mund të thuhet.

Ne, anëtarët e asaj gjenerate, takohemi akoma rregullisht sot dhe ju e bëni atë vetëm me miqtë. Shpesh u tha se unë thashë vetëm një fjali në zhveshtore: ‘Le të shkojmë të luajmë futboll’. Ishte pak më shumë sepse fitimi i Kupës së Botës është një punë e madhe, kështu që ndonjëherë më duhej të isha pak më i zhurmshëm. Por, në thelb është e saktë sepse mund të jesh i suksesshëm vetëm nëse argëtohesh duke luajtur futboll", thuhet në parathënien e librit.

Franz Beckenbauer në ndeshjen e Bundesligës TSG 1899 Hoffenheim kundër FC Augsburg në gusht 2022.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?