Foshnjat duhet të flenë ne krevatin e
tyre,ul mundësinë e vdekjes foshnjore

5 Dhjetor 2013, 16:55| Përditesimi:

  • Share
SUEDI - Ekspertë dhe zyrtarë të shëndetësisë në Suedi kanë filluar këshillimin e prindërve të rinj që të mos ndajnë krevatin e tyre me foshnjat e tyre deri në 3 - 4 muajshe pasi kjo mund të rriste rrezikshmërinë e vdekjes foshnjore.

Sipas tyre foshnjat duhet të flenë në krevatet e tyre dhe në një ambient të pastër të paktën deri në muajt e parë të jetës.

Ndarja e krevatit mes prindërve dhe fëmijëve po bëhej një praktikë e re në vend saqë sipas ekspertëve mund të këtë vënë në rrezik të sapolindurit.

"Është e rëndësishme që fëmijët ose foshnjat tre muajshe të flenë në shtretërit e tyre," deklaroi Kerstin Nordstrand, e Bordit Kombëtar të Shëndetësisë dhe Mirëqenies.
 
Ajo tha që ky informacion ishte "i ri" pasi institucionet më parë i këshillonin prindërit që foshnja nuk duhet të flinte në dhomë ku prindërit përdornin duhanin apo ishin të varur ndaj drograve ose alkoolit.

Por informacioni qe fëmija nuk duhet të flinte në të njëjtin krevat me prindërit që nuk e përdorin duhanin  ose alkoolin nuk kishtë dalë si këshillë. Pas disa studimeve u pa se 65% e foshnjave deri 3 muajshe flinin me prindërit e tyre  dhe nga këto, 22% humbnin jetën në mënyrë të papritur.

Pas këtyre studimeve doli dhe një raport që u publikuar fillimisht në gazetën Shëndetësore Britanike ku këshilloheshin prindërit që foshnjat deri në 3 - 4 muaj duhet të flenë në krevatin e tyre dhe jo me prindërit, për të pakësuar rreziqet nga sindroma e vdekjes së papritur foshnjore ose e njohur si sindroma "SIDS" (Sudden Infant Death Syndrome).
 
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?