VIDEO/ Forumi Ndërkombëtar i Turizmit do mbahet në Tiranë! Përfaqësuesja Shqiptare në Berlin: Kemi shumë punë, kam frikë! Rama: Ne për këtë ditë kemi punuar

7 Mars 2023, 20:07| Përditesimi: 7 Mars 2023, 20:16

  • Share

BERLIN- Këtë vit do të mbahet Forumi Ndërkombëtar i Turizmit. Lajmi është bërë me dije nga vetë kryeministri EdI Rama, gjatë vizitës së tij në Berlin, ku ndau pamje nga Panairi më i madh i Turizmit në botë.

Ky event do të mbahet ne Tiranë në muajin prill. Kreu i qeverisë tha se kjo vjen si një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, bisedë që është zhvilluar gjatë vizitës së kreut të qeverisë shqiptare në Berlin.

Shqipëria në ITB Berlin, Panairi më i madh i Turizmit në botë, ku më në fund përfaqësohemi denjësisht jo thjesht me natyrën e bukur po me një ofertë serioze turistike, falë punës këmbëngulëse vit pas viti, ndryshimit të imazhit të zymtë të Shqipërisë së deri disa viteve më parë, investimeve publike e private, si edhe një armate të dinamike operatorësh turistikë
Pason në prill Forumi Ndërkombëtar i Turizmit në Tiranë, një bashkëpunim i ministrisë sonë të Turizmit e Mjedisit me Organizatën Botërore të Turizmit, për të cilin biseduam në Berlin edhe me Sekretarin e Përgjithshëm”, shkruan Rama.

Nga ana tjetër, një prej përfaqësuesve në stendën shqiptare në Berlin, tregon se ka pasur shumë kërshëri për Shqipërinë, teksa Rama nuk kurseu batutat.

Përfaqësuesja e Shqipërisë: Është uri e frikshme, unë e kam frikë gjithë këtë dallgë. Ishalla ia dalim mbanë

Kryeministri Edi Rama: Për ça e ke frikë? Ne për këtë ditë kemi punuar, ti ke frikë

Rama sot ndodhet në Belin për këtë panair, e ndërsa më herët ka zhvilluar një takim “kokë më kokë” me kancelarin gjerman, Olaf Sholz, ku u vendos se Samiti i Procesit të Berlinit në 16 tetor.

 

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Deni: 08/03/2023 07:47

    Kjo eshte Shqiperia qe duam bravoo

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?