Igli Hasani

Forumi i tretë i Diplomacisë në Antalia, ministri Hasani niset drejt Turqisë

29 Shkurt, 20:07| Përditesimi: 29 Shkurt, 20:10

  • Share

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani është nisur drejt Turqisë, ku do të marrë pjesë në Forumin e tretë të Diplomacisë në Antalia, në datat 1-3 mars 2024.
 
Tema kryesore e këtij edicioni është "Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash".
 
Ministri Hasani merr pjesë në panelin “Aftësia e BE-së për të formësuar tranzicionet globale”, i cili do të transmetohet live më datë 2 mars (e shtunë) në faqen Facebook të Ministrit Hasani dhe MEPJ.
 
Forumi i Diplomacisë në Antalia do të presë mbi 20 liderë nga vende të ndryshme të botës, gjithashtu rreth 90 ministra, si dhe 80 përfaqësues të organizatave ndërkombëtare.
 
Në forum pritet të mbahen më shumë se 50 sesione me tema të ndryshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?