Forumi i Paqes në Paris/ Rama ndan pamjet krah bashkëshortes në darkën zyrtare me Presidentin Macron

10 Nëntor 2023, 19:18| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 23:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Francë, ku do të mbahet sot edicioni i 6-të i Forumit të Paqes në Paris.

Kreu i qeverisë është pritur nga presidenti i Francës Emmanuel Macron. Rama i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama, ka ndarë edhe një foto me çiftin presidencial francez.

‘Paris, Élysée Palace - Për darkën zyrtare me Presidentin Macron!’- shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit. Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. 

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Fredi: 11/11/2023 00:45

    Kujdes linden se e paska lidh macronin haaaaaaaa

    Përgjigju
  • Lider global: 11/11/2023 00:35

    Ka Halle babloku nuk esht kollaj Te zgjidhesh hallet e botes, ka zgjidh hallet e shqiprise tani pasi propozoj zgjidhjen e Halle e te ballkanit dhe Te kosoves qe do i zgjidh in tjeret do te zgjidh edhe hallet e lindjes Se mesme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?