Rama mbërrin në Forumin e Paqes në Paris, do të diskutohet lufta Izrael-Hamas! Pritet të jepen 1 mld € ndihmë për Gazën

10 Nëntor 2023, 10:52| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 11:00

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Francë, ku do të mbahet sot edicioni i 6-të i Forumit të Paqes në Paris

Rama do të propozojë armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, lirimin e pengjeve si dhe tërheqjen e trupave nga zona e konfliktit.

Ky plan do t’i prezantohet Presidentit Francez Emmanuel Macron.

Në forumin e paqes në Paris, që do të mbahet më 10 dhe 11 nëntor, do të marrin pjesë mbi 50 shtete. Këtë të enjtje u mbajt gjithashtu një konferencë për ndihmën humanitare ku presidenti francez Emmanuel Macron kërkoi pauzë humanitare në Gaza dhe shtoi se vendet duhet gjithashtu të punojnë për një armëpushim.

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?