Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kosova & Rajoni

Forumi i paqes në Paris/ Kurti ndan videomesazhin: Detyra jonë t’i japim formë historisë për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën

12 Nëntor 2021, 00:01| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 00:03

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përcjellë një videomesazh nga Forumi i paqes në Paris ku është i ftuar. Kurti e u shpreh se është detyrë e lidërve, shkencëtarëve dhe aktivistëve që të jenë përparimtar.

“Është detyra jonë si liderë, shkencëtarë e aktivistë, jo të qëndrojmë në margjinat e historisë, por të jemi përparimtarë, ta përqafojmë dhe t’i japim formë asaj duke avokuar për më shumë barazi e drejtësi në gjithë botën”, tha Kurti.

Ky është edicioni i katërt i Forumit të Paqes në Paris, ku do fokusi do të vendoset mbi sfidat globale të qeverisjes globale pas pandemisë COVID-19 dhe rëndësinë e rimëkëmbjes ekonomike. Një tjetër diskutim pritet të jetë mbi mbrojtjen e klimës, si edhe barazinë gjinore.

Në këtë forum do të jenë të pranishëm qindra pjesëmarrës nga politika, aktorë të shoqërisë civile, gazetarë, përfaqësues të OJQ-ve, ekspertë etj.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?