Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurti

Forumi i Paqes, mediat e huaja: Kurti dhe Vuçiç mund të takohen sot në Paris

10 Nëntor 2023, 12:41| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 12:43

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ndodhen ditën e sotme në Paris për të marrë pjesë Forumin e Paqes me rastin e Ditës së Armëpushimit të Luftës së Parë Botërore.

Edicioni i gjashtë dyditor i këtij forumi mund të kthehet në shansin për një përballje të drejtpërdrejtë mes dy liderëve, por për këtë nuk dihet ende asgjë me saktësi.

Sipas Euroactive ,një takim i tillë i mundshëm do të ishte mundësi për diskutimin e propozimit perëndimor për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

Ndërmjetësi i takimit mund të jetë presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili do të ketë një  bisedë kokë më kokë me Vuçiç. Plani franko-gjerman i kërkon Kosovës themelimin e Asociacionit ndërsa Serbia duhet të bëjë njohjen de facto. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?