Albin Kurti

Forumi ekonomik në Davos, Kurti: Ka mundësi të jem në një panel me Vuçiç, prioritet i takimeve do të jetë siguria e Kosovës

16 Janar, 10:37| Përditesimi: 16 Janar, 10:38

  • Share

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka folur në lidhje me Forumit Ekonomik Botëror në Davos ku ka theksuar se prioritet i takimeve bilaterale do të jetë siguria e Kosovës dhe kufinjtë e saj.

“Natyrisht që për neve prioritet është siguria e Kosovës, e kufijve të saj. Normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi vjen së pari prej zbatimit e mos shkeljes së marrëveshjes bazë e së dyti nëpërmjet sigurisë ligjore, që kjo marrëveshje nuk do të shkelet e unë besoj se garanci për këtë është pikërisht nënshkrimi i saj”, tha Kurti.

Me tej kryeminsitri i Kosovës konfirmoi se do të ketë takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brien si dhe që mund të jetë në panel me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ka mundësi që me presidentin e Serbisë do të jem në një panel, ndërsa nesër do të kem takim me zyrtarin e lartë nga Departamenti i Shtetit Amerikan, James O’Brien, i cili e njeh Kosovën që prej tri dekadash”, tha Kurti.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?