Formulari i ri për tatimin e profesionisteve të lirë nuk është gati, deklarimi i të ardhurave do bëhet me formularët ekzistues

18 Dhjetor 2023, 18:32| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 18:49

  • Share

Ministria e Financave nuk ka arritur të hartojë formularin e ri mbi bazë të së cilit, profesionistët e lirë do të deklarojnë fitimet, të ardhurat dhe tatimin që do të paguajnë. Për këtë arsye prej 1 janarit kur hyn në fuqi edhe taksimi me fasha i profesionistëve të lirë që ofrojnë shërbimet profesionale, formularët që do të përdoren për deklarimin e të ardhurave dhe të pagesës së tatimit mbi të ardhurat dhe tatimit të mbajtur në burim, do jenë ato ekzistuese. Ndërsa me formularët e ri do të procedohet në vitin 2025..

Me aktin normativ të miratuar nga qeveria për ndryshimin e ligjit për tatimin mbi të ardhurat, shtyhet edhe afati i vënë për njohjen e shpenzimeve për profesionistët e lirë të domosdoshme për aktivitetin e tyre. Zbritja e shpenzimeve nuk do ju njihet nga 1 janar 2024, por nga 1 janar 2025.

Ministria e Financave ka shpjeguar se tatimi i të ardhurave për këto kategori do të bëhet pasi nga totali i të ardhurave do ti zbritet një shumë e supozuar shpenzimesh të domosdoshme për aktivitetin e tij dhe jo vetëm.

Ndërkohë qeveria ende nuk ka miratuar as listën me kategoritë e profesioneve që do të fillojnë të taksohen prej vitit që vjen.

Prej 1 janarit 2024 profesionistët e lirë në të gjithë vendin që ofrojnë shërbime profesionale do të tatohen me dy fasha 15% kur fitojnë deri 14 milionë lekë dhe 23% kur marrin mbi këtë shumë.

Akti normativ shtyn për në 1 janar 2025, edhe rritjen e fashës për punonjësit që do të paguajnë 23% për të ardhurat nga punësimi. Ligji parashikonte që prej 1 janarit 2024, qytetarët që kishin të ardhura nga punësimi mbi 2 milionë lekë, do të paguajnë tatim 23%, por afati është shtyrë me një vit.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?